Flash News

KRYESORE

Media amerikane shkurtoi stafin për shkak të pandemisë, reagimi i Trump: Lajm i shkëlqyer!

Media amerikane shkurtoi stafin për shkak të pandemisë, reagimi i
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quan lajm të shkëlqyer shkurtimin e stafit të një prej revistave më të vjetra dhe më të famshme në Shtetet e Bashkuara. The Atlantic shkurtoi 20% të stafit si pasojë e krizës së pandemisë së koronavirusit, në një mënyrë për të shpëtuar nga falimentimi. “Lajme të shkëlqyera: Revistë e mërzitshme, por shumë e keqe, The Atlantic, po dështon me shpejtësi dhe sapo është detyruar të njoftojë se po pushon të paktën 20% të stafit të saj në mënyrë që të mbijetojë në të ardhmen. Kjo është një kohë e vështirë për të qenë në biznesin e Fake News!”, shkruan Presidenti Trump në rrjetin social Twitter. Revista The Atlantic u themelua në Boston në 1857, 162 vjet më parë. Ajo është cilësuar si një nga revistat më prestigjoze në gjuhën angleze dhe në vitin 2016 u shpall gazeta e vitit në SHBA. Komentet e presidentit Trump vijnë pas qëndrimit kritik që revista ka mbajtur ndaj tij gjatë mandatit presidencial. Disa kompani të tjera mediatike njoftuan shkurtime masive të punojësve. Një numër i New York Times, i azhornuar për herë të parë më 1 maj, vlerësoi se 36,000 punonjës të mediave janë përballur me ulje pagash ose pushim nga puna. Që prej fillimit të pandemisë rreth 40 milionë amerikanë kanë humbur punën si pasojë e mbylljes.

Të fundit