All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Media belge flet për dosjen “Habilaj”: Në Shqipëri shefi i policisë të ndihmon për ngarkimin e mallit

Media belge flet për dosjen “Habilaj”: Në Shqipëri
All - Paragraf - 1

Çështja “Habilaj” ku akuzohet se është i përfshirë dhe  ish- ministrit  Saimir Tahiri ka marrë një vëmendje të veçantë jo vetëm në Shqipëri por edhe në mediet e huaja.  “La Libre” i ka kushtuar një shkrim kësaj çështje duke përmendur ermin e kryeministrit Edi Rama si dhe të ish-ministrit Tahiri.

All - Paragraf - 3

Me një titull “Shqipëria e rrënuar nga trafikimi i drogës”, media belge ka raportuar se kjo është një çështje e cila i ka bërë perëndimorët të ngrenë zërin ndaj këtij fenomeni i cili nuk po merr dot zgjidhje.

“Shqipëria me kryeministër Edi Ramën ka qenë përherë një “student i mirë evropian” në Ballkan, por pavarësisht kësaj që nga viti 2014 prodhimi i drogës dhe trafikimi i lëndëve narkotike ka shpërthyer gjerësisht duke i bërë perëndimorët që të ngrenë zërin.

Të hënën e 16 tetorit në mëngjes, policia e Catanias, filloi një operacion kundër një bande shqiptare e cila kontrollonte një trafik të gjerë të armëve dhe të drogës, i cili në katër vitet e fundit ka qarkulluar 300 milionë euro në katër vitet e fundit.  Policia ka arrestuar 4 persona, përfshirë këtu dhe drejtuesin e bandës, Moisi Habilaj i cili është kushëriri i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë nga 2013 deri në mars të 2017, Saimir Tahiri.  Sipas përgjimeve nga policia e Italisë, të dy këta persona kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm. “policia në Shqipëri është e korruptuar, dhe nëse ju vini në Shqipëri, shpesh shefi i policisë ndihmon në ngarkimin e mallrave”, shpjegon Moisi Habilaj në një bisedë telefonike me një sicilian. Në një tjetër ai shprehet se do të sjellë 30.000 euro për Saimirin”- shkruan “La Libre”.

 

 

Të fundit