Flash News

KRYESORE

Media britanike: Shqipëria është Kolumbia e Europës; humbasin shumë para nëse anëtarësohen në BE

Media britanike: Shqipëria është Kolumbia e Europës;

Gazeta prestigjioze britanike, “The Indipendet”, ka investiguar rreth trafikut të drogës nga vendi jonë drejt perendimit, në një artikull me titullin “Kolumbia e Europës: Si vendi i vogël u shndërrua në selinë e drogës në kontinent”.

Përkundër sukseseve të propaganduara nga institucionet shqiptare, gazeta shkruan se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet, duke sqaruar se policia nuk arrin të sekuestrojë më shumë se 5% të drogës së destinuar për tregjet perëndimore.

Ky lloj trafikimi mendohet  se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politikës, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë  e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”, theksoi një diplomat perendimor, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Pasqyrim  të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë  kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep 'forcë' këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

Të fundit