Flash News

KRYESORE

Media europiane: Dyshime si një vend anëtar i NATO-s nuk arrestoi Balilin përgjatë tre viteve

Media europiane: Dyshime si një vend anëtar i NATO-s nuk arrestoi

Dorëzimi i të shumë-kërkuarit Klement Balili ka gjetur pasqyrim edhe në mediat europaine. Është radio ‘Europa e Lirë’ që shkruan se institucionet e rëndësishme, si NATO kane vënë ne dyshim seriozitetin e Shqipërisë në luftën ndaj korripsionit, duke marre shkas edhe nga mos-arrestimi i Balilit per tre vite me radhe.

Balili është thënë t’iu ketë ikur autoriteteve nga maji i vitit 2016 me ndihmën e rrjetit të tij në Sarandë dhe lidhjeve të supozuara politike, duke shtuar kështu dyshimet në vendosshmërinë e vendit anëtar të NATO-s në luftimin e të akuzuarve për krime të rënda”, shkruan radio ‘Europa e Lirë”.

Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në disa shtete, si: Greqia, Belgjika dhe Britania e Madhe.

Të fundit