Flash News

KRYESORE

Media gjermane publikon raportin e pazakontë: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së për COVID-19

Media gjermane publikon raportin e pazakontë: Çfarë i

Media gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një raport  të cilësuar si “bombastik”, sipas të cilit Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, të vonojë një paralajmërim global për kërcënimin e COVID-19. Thuhet se biseda mes tyre ka ndodhur gjatë muajit janar.

Media gjermane u referohet informacioneve nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).

Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemie”, shkruhet në raport.

Kjo ka sjellë menjëherë reagimin  të OBSH, duke i cilësuar publikimet “të pabaza dhe të pavërteta“.

“Dr Tedros dhe Presidenti Xi, nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar para bisedës telefonike të pretenduar. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan”, thuhet në deklaratë.

Në rast se këto pretendime vërtetohen ato iu shtohen akuzave të SHBA ndaj Kinës dhe OBSH-së.

Të fundit