Flash News

KRYESORE

Media greke: Mitsotakis kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, i vë kusht minoritetin

Faqja zyrtare e gazetës greke 'Kathimerini' , në një mesazh të publikuar sot në rrjetin social 'Twitter', shkruan se kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis nuk e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas medias të vendit fqinj, reagimi i kryeministrit grek vjen me pretendimin për trajtimin që Shqipëria ka ndaj pakicave etnike.

Mesazhi i medias greke më poshtë:

“Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Greqia nuk do të mbështesë bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë derisa të ketë ndryshime në trajtimin e minoritetit etnik”.

Të fundit