Flash News

KRYESORE

Media italiane raporton bilancin e policisë: 214 shqiptarë të arrestuar për një vit në Itali

Media italiane raporton bilancin e policisë: 214 shqiptarë të

Media italiane “Corriera Della Sera” ka raportuar se policia ka bërë bilancin e vitit 2018 mbi krimet e kryera në territorin e Italisë.

Në rubrikën për krimet e emigrantëve, thuhet se janë goditur grupe kriminale të shqiptarëve, nigerianëve dhe marokenëve. Policia italiane tregon se janë arrestuar gjithsej 214 shqiptarë pjesë e bandave kriminale, 202 nigerianë dhe 171 marokenë.

Në analizën e të dhënave tregohet një rritje e krimeve të raportuara në vitin 2018, veçanërisht në fushën e zhvatjes dhe mashtrimeve. Vjedhjet, grabitjet dhe dhuna seksuale po zvogëlohen. Policia italiane ka kryer gjatë 2018 gjithsej 16 166 arrestime dhe 67 096 ankesa për krime të ndryshme vetëm në bazë të ankimeve të qytetarëve.

Të fundit