Flash News

KRYESORE

Media italiane tall gjykatën e Durrësit e cila liroi ‘Baronin’ e drogës

Media italiane “Corriere del Ticino” ka ironizuar vendimin e gjykatës së Durrësit për lirimin e Alket Hatijas, duke vënë në dukje se një vendim i tillë I ka dhënë mundësinë bosit të drogës që të ikë nga duart e drejtësisë shqiptare dhe italiane, e cila e kishte dënuar me 20 vite burg.

Alket Hatija u lirua ditën e djeshme nga Gjykata e Durrësit. Në reagimin e tyre këtë të mërkurë, Gjykata ia vuri përgjegjësinë një shkrese që Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Ministri teknik i PD-së, nuk kishte dorëzuar në prokurori.

Prokuroria kërkoi 40 ditë burg derisa ish anëtari i Bandëssë Shijakut të ekstradohej për të vuajtur dënimin në Itali, por një fakt I tillë u kundërshtua nga Gjykata, e cila I dha masën “detyrim paraqitje”.

Nga ana tjetër, media italiane tallet me gjykatën e Durrësit, duke shkruar se një person që ishte i aftë të sillte në Itali qindar kilogramë drogë, lihet I lirë dhe I jepet mundësia për t’u arratisur.

Të fundit