Flash News

KRYESORE

“Media kazan”/ DW përfshihet në debat me Ramën: Gjykimet e politikanëve nuk janë gjithmonë të mira

“Media kazan”/ DW përfshihet në debat me Ramën:

Drejtori i Përgjithshëm i medias prestigjoze gjermane, Deutsche Welle, Peter Limbourg ka kundërshtuar akuzat e kryeministrit Rama ndaj mediave, te cilat i quan me termin ‘kazan’. Në një takim me disa studentë protestues, Limbourg shtoi se gjykimet e politikanëve jo gjithmonë duhen të merren në konsideratë.

Sigurisht që media nuk është kazan, media thjesht bën punën e saj. Si në çdo vend, kemi gazetarë të mire dhe të këqinj, por media nuk mund të përgjithësohet. Mëgjithatë, jo çdo gjykim i politikanëve për median është i mirë dhe sigurisht, jo çdo gjykim i gazetarëve për politikanët është i drejtë”, deklaroi ai për ‘Ora News’.

Limbourg foli edhe për tregun mediatik shqiptar, duke e cilësuar si të rëndësishëm në rajon, pavarsisht problemeve që ka me sektorin publik. Ai shprehu edhe kënaqësinë për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ndërsa në kuadër të paketës anti-shpifje, nënvizoi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe së medias.

Të fundit