Flash News

KRYESORE

Media serbe: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt formimit të një ‘Shengeni’?

Media serbe: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt formimit

“Strategjia e zhvillimit të përbashkët ekonomik, domethënë formimi i të ashtuquajturës "zonë e vogël si Shengen", do të jetë një nga temat që zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlovic do të diskutojë me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev, në fillim të tetorit në Beograd.”

Kështu e hap shkrimin media online serbe Serbian monitor.

"Secili prej këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i vogël për të tërhequr investitorë globalë, pa të cilët nuk ka një rritje të vazhdueshme ekonomike. Sidoqoftë, së bashku, ne mund të jemi më konkurrues, në raport me BE-në dhe tregjet e tjera botërore "-tha Mihajloviç dhe u kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë një strategji të zhvillimit të përbashkët ekonomik.

Ajo shtoi se të gjitha doganat e brendshme dhe barrierat kufitare në lidhje me transportin e mallrave dhe shërbimeve midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të shfuqizohen.

"Komuniteti i Transportit, i cili u hap së fundmi në Beograd, mund të na mbështesë në këtë," thuhet në komunikatë.

Mihajlovic shtoi gjithashtu se do të ishte mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të harmonizojnë politikat e tyre infrastrukturore”-shkruan media serbe.

Burimi: serbianmonitor.com

 

Të fundit