Flash News

KRYESORE

Media zvicerane shkruan për familjen shqiptare që u shua nga tërmeti

Media të huaja a nga e gjithë bota kanë shkruar për tërmetin që ka goditur dje Shqipërinë dhe dëmët në njërëz që solli. Gazeta zvicerane "Blick" ka shkruar për ngjarjen e rëndë ku një nënë 30-vjeçare dhe e bija e saj 8-vjeçe humbën jetën nga ky tërmet.

Bëhet fjalë për Diena Karanxhën, e cila njihet për ekranet shqiptare si piktore dhe ajo ka humbur jetën dje pasi ka dalë nga rrënojat. Ekipet e kërkim-shpëtimit, kanë arritur ta nxjerrin të gjallë piktoren 30-vjeçare por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë ne spital.

Ndërkohë, më parë, forcat speciale të kërkim-shpëtimit kishin nxjerrë trupin e pajetë të vajzës së saj, 8-vjeçare".

Gazeta Blick shkruan:

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falënderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.”

 

Të fundit