Flash News

KRYESORE

Mediat: BE i ka kërkuar Tiranës të ndihmojë në unifikimin e politikës në Kosovë për marrëveshjen me Serbinë

Mediat: BE i ka kërkuar Tiranës të  ndihmojë në

Gazeta kosovare ‘Koha Ditore’ ka publikuar sot një artikull ku raporton për përpjekjet e Tiranës zyrtare për të unifikuar politikën në Kosovë rreth marrëveshjes përfundimtare që do të arrihet me Serbinë.

Kjo gazetë shkruan se lëvizjet e lidershipit të Tiranës drejt Prishtinës kanë pikërisht këtë qëllim, por deri më tani provat e afrimit nuk janë parë ende.

Ditmir Bushati, që është ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, është pritur të premten nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Disa paraqitje publike janë zhvilluar gjatë ditës, por pyetje nga gazetarët nuk janë pranuar.

Është vetë Bashkimi Evropian që ka kërkuar nga Tirana të ndërhyjë në këtë situatë dhe të ndihmojë në arritjen e një konsensusi.

“Ofensiva e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë për t’i afruar dy polet politike që janë këtu, është shtyrë nga vetë autoritetet e Bashkimit Evropian. Është kërkesë e tyre që autoritetet me ndikim të ndihmojnë në arritjen e një konsensusi”, i ka thënë gazetës një burim në Qeverinë e Kosovës. “Pjesë e këtij angazhimi është edhe ministri Bushati”.

Gjatë konferencës që zhvilloi me Bushatin, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli kërkoi që Shqipëria të mos qëndrojë si spektatore në këtë çështje të rëndësishme, por të bëhet pjesë e zgjidhjes njësoj si Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Të fundit