Flash News

KRYESORE

Mediat belge japin alarmin: Mishi i skaduar mbërriti edhe në Shqipëri, ishte gabim njerëzor

Pak ditë pas lajmit në Kosovë është importuar mish i skaduar nga Belgjika, rreth 40 mijë kilogramë, del në dritë një tjetër detaj tronditës. Sipas mediave belge, mishi i skaduar është tregtuar edhe në Shqipëri. Kjo nisur nga fakti se pas mbërritjes së tij në Kosovë, mishi është eksportuar më pas edhe në Shqipëri, referuar kalimeve në doganën shqiptare.  

Mishi i skaduar prej një muaji, është eksportuar nga Belgjika në Kosovë nga kompania belge “Veviba”. Në total janë importuar në Kosovë 63 mijë kilogramë mish. Prej tyre janë asgjësuar rreth 20 mijë kilogramë, kurse pjesa tjetër ka hyrë në tregun e brendshëm.

Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.

Edhe më herët, në Belgjikë kishte shpërthyer një skandal në lidhje me cilësinë e mishit që e konsumojnë qytetarët, pas zbulimit se firma “Veviba”, një nga furnizuesit më të rëndësishëm, ka funksionuar në kushte të papranueshme sanitare, si dhe ka manipuluar me përmbajtjen e mishit sikurse edhe me etiketat për afatin e përdorimit.

 

Të fundit