Flash News

KRYESORE

Mediat e huaja shkrim për vilën luksoze të Rita Orës në Prishtinë

Disa dirë më parë, mamaja e Rita Orës, Vera, publikoi disa pamje nga vila e tyre luksoze në Prishtinë. Edhe pse familja jeton në Londër, Vera Ora u shpreh se është e rëndësishme që fëmijët në të ardhmen të vizitojnë shtëpinë e tyre që gjendet në Kosovë.

Por vila luksoze e familjes Ora nuk tërhoqi vëmendjen vetëm të mediave shqiptare por edhe atyre të huaja.

"The Sun" shkruan se vila e bardhe tre katëshe në Prishtinë është një dhuratë nga Rita Ora për familjen e saj.

“Familja e Rita Orës ka kontribuar në suksesin e saj, prandaj këngëtarja do më shumë se asgjë tjetër t’i kthejë mbrapsht atyre investimin dhe t’i sigurojë një jetë të rehatshme,"- shkruan "The Sun".

Burimi: The Sun

Të fundit