Flash News

KRYESORE

Mediat e majta i rikthehen ‘Tema’-ve të vjetra, gjurmojnë biografinë e të huajve për të mbrojtur Fatmir Xhafajn

Mediat e majta i rikthehen ‘Tema’-ve të vjetra, gjurmojnë

Deputetët Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer të Partisë Popullore Austriake, ishin në Tiranë, ku mbajtën edhe një konferencë për mediat se bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lajmi është publikuar edhe nga mediat, të cilat njihen për afërsinë e tyre me qeverinë, teksa i janë referuar më tepër fjalëve të deputeti Lopatka i cili është edhe kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak.

Deputeti austriak në fjalën e tij tha gjithashtu se “duhet të theksojmë se ne jemi të shqetësuar për rastin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rasti i Xhafajt duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme…”

Gazeta ‘Tema’, në raportimin e lajmit, thotë se “interesant është në fakt, se vetë zoti Lopatka ka një vëlla me probleme me ligjin. Vëllai i tij është arrestuar dhe ndodhet në burg, për përdhunim”.

Por interesantja, që thotë ‘Tema’, duket se qëndron diku tjetër, tek përpjekja për të vendosur simetri mes rastit Lopatka dhe rasti Xhafaj. Posti i deputetit austriak nuk ka lidhje me dënimin e të vëllait ndërkohë që e kundërta ndodh tek rasti Xhafaj, ku vëllai i vogël është dënuar për trafik droge ndërsa i madhi është në atë post për të luftuar trafikun. Dy djem nga e njëjta derë, nuk mund të jenë edhe luftëtar të trafikut të drogës edhe trafikant.

Kjo nuk është hera e parë që mediat e majta ndjekin këtë linjë. Në të njëjtën mënyrë, pak a shumë, vepruan edhe me deputetët gjerman, por pasojat e këtyre shkrimeve i vuajti kryeministri Rama kur vizitoi Berlinin teksa u detyruar të darkonte i vetëm, pasi deputetët e Bundestagut i refuzuan ftesën dhe të përsëriste vazhdimisht ‘gënjeshtër, gënjeshtër’.

 

Të fundit