Flash News

KRYESORE

Mediat e majta tregojnë ‘dëmet’ që solli tërmeti te Teatri, por ja pse lajmi është shpërndarë nga një tjetër zyrë

Menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit të cilat u regjistruan sot afër mesditës në Tiranë, në media nisën të raportoheshin për dëmet që ishin shkaktuar. Rreth orës 14:00, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, njoftoi përmes rrjetit social Facebook se ‘kanë ardhur punonjës të zjarrfikëses në teatër dhe po fotografojnë të çarat e vjetra, për t'ia faturuar tërmetit të sotëm’.

Dhe nuk ka vonuar shumë nga ky paralajmërim i bërë nga Aleanca.

Në disa media, të njohur kryesisht për linjën editoriale pro qeverisë dhe të afërta me bashkinë, raportuan lajmin se tërmeti ka shkaktuar dëme edhe tek godina e Teatrit Kombëtar.

“Tërmeti/ Teatri Kombëtar pëson shkëputje të soletës nga kollonat”, është titulli i lajmit të portalit Tiranapost.

“FOTOT/ Lëkundjet e tërmetit pasoja në institucione, dëmtime tek Ministria e Bujqësisë dhe Teatri Kombëtar”, është titulli i lajmit të botuar në gazetën Tema onile.

“Teatri Kombëtar pëson shkëputje të soletës nga kollonat”, është titulli i ‘Shqiptarja.com’.

Ajo që bie në sy, është se teksti dhe fotot që shoqërojnë këtë lajm, janë të njëjtat. E në një ngjashmëri të tillë, dy janë rrugët, ose portalet kanë ‘vjedh’ njëri-tjetrin ose materiali është shpërndarë nga e njëjta zyrë.

 

Të fundit