Flash News

KRYESORE

Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë tërmetin në Shqipëri: më i madhi në disa dekada

Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë tërmetin

Mediat e huaja, përfshirë prestigjiozet The New York Times, The Guardian, The Telegraph, Deutsche Welle, CNN, e të tjera, kanë raportuar që herët në mëngjes tërmetin që goditi sot Shqipërinë. New York Times, duke iu referuar Ministrisë së Mbrotjes, raporton për të paktën katër të vdekur dhe shumë dëme materiale.

The Guardian thekson se ky ishte tërmeti më i fortë në dekada që ka goditur Tiranën.

CNN raporton për 140 të plagosur duke iu referuar kanalit partner në Tiranë, A2.

Të gjitha mediat e huaja flasin për figura ende jo përfundimtare duke u bazuar në raporte në terren të cilat ndryshojnë në varësi të zhvillimeve.

Të fundit