Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Mediat e Ramës më sulmojmë paturpësisht”, sociologu Mërtiri sqaron të vërtetën e komentit mbi zjarret në Greqi
Në disa media qarkulloi lajmi se sociologu Ergys Mërtiri ngazëllehet për viktimat e zjarreve në Greqi. Marrë shkas nga shtrembërimi i deklaratës, sociologu Mërtiri ka reaguar në Facebook duke sqaruar sipas tij, si qëndron e vërteta e komentit të tij.
Duke u distancuar nga politika, Mërtiri sqaron se në fjalinë e parë të komentit të tij në Facebook ka shprehur ndjeshmërinë ndaj viktimave; “Ndjej keqardhje per cdo jete te humbur ne Greqi. Vdekja eshte e tmerrshme dhe të trishton kudo ku e sheh. Solidariteti njerëzor duhet të qëndroje përmbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.”
Por, më tej ai thekson se përballë tragjedish të tilla nuk ka përse të hyjë në referencë fqinjësia.
“Viktimat janë individuale dhe nuk mund ti përkasin nocioneve kolektive të konstruktuara me të cilat ne shenjojmë grupe njerëzish, siç është edhe koncepti "popull grek", "popull shqiptar" etj. Populli nuk ekziston si një njësi organike, ndaj nuk mund të thuash se ai po vuan një tragjedi ndaj së cilës duhet të solidarizohemi, si populli ndaj popullit”, shton më tej ai.
Reagimi i Ergys Mërtirit:
Mediat e Ramës më kanë sulmuar personalisht duke shtrembëruar në mënyrë të paturp, hapur dhe qëllimisht komentet e mija mbi ngjarjet në Greqi.
Fillimisht Gazeta Tema, e më pas një lukuni portalesh që punojnë si togë pushkatimi ndaj gjithkujt që bezdis qeverinë me mendimet që shfaq, shkruajtën se unë paskësha bërë një koment ku ngazëllehesha për viktimat e zjarreve në Greqi.
Duke u kujdesur të theksojnë që në fillim se unë qenkam një komentues që përfaqësoj PD-në, ata përpiqen që, në këtë mënyrë, të përdorin mashtrimin dhe shtremberimin e fjalëve të mija, si mjet për të goditur mua dhe opozitën. Në fakt, unë nuk jam as anëtar e as militant i Partisë Demokratike, dhe nuk bëj pjes në asnjë forum apo organizim të saj. Nëse shkruaj kundër Edi Ramës dhe jam angazhuar në disa protesta kundër tij, kjo vjen sepse qeverisjen e tij e shoh si një mynxyrë për këtë vend, si asnjë qeveri tjetër më parë. Por përpjekja për të krijuar lidhje politike në një koment krejt normal dhe fare individual timin, është thjesht dhe vetëm mjerane, që tregon nivelin e qelbit që ka pushtuar mendjet dhe shpirtrat e atyre që janë në anën e këtij pushteti.
Në të vërtetë, që në rreshtin e parë të komentit tim në facebook, kam shprehur, e zeza mbi të bardhë, ndjeshmërinë time ndaj viktimave:
“Ndjej keqardhje per cdo jete te humbur ne Greqi. Vdekja eshte e tmerrshme dhe te trishton kudo ku e sheh. Solidariteti njerezor duhet te qendroje permbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.”
E si mund të thuash se qenkam ngazëllyer për viktimat? Por, nga ana tjetër, jam përpjekur të sqaroj gjithashtu se kjo keqardhje nuk duhet të ngatërrohet me përgjithësime konceptesh me domethënie politike si “fqinjësia e mire”:
“Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinj te keqinj per ne. Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre. Natyrisht une arrij te dalloj grekun e thjeshte nga politikat shoviniste te vendit te tij dhe nuk fajsoj cdo grek tek e tek per to. Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia qe i adresohet njeriut si qenie njerezore nuk duhet te ngaterrohet me nocione kolektive njesish etniko-politike si fqinjesia.”
Mund të diskutojmë sa të doni nëse biem apo nuk biem dakort në këtë që unë mendoj, por nuk ka njeri që gëzon një shëndet mendor normal, që të mos kuptojë se këtu nuk ka kurrfarë ngazëllimi për viktimat apo urrejtje për grekët. Në bindjet e mija unë mbroj nacionalizmin humanist, që kërkon një rregullim të shtetit-komb në harmoni me të drejtat dhe dinjitetin e kombeve të tjerë, përfshi këtu madje dhe ata me të cilat kemi probleme. Nuk ka kuptim sesi të jem antigrek, e aq më tepër të gëzohem për viktima të pafajshme nga një fatkeqësi dramatike si kjo.
Ajo çfarë kam shprehur në statusin tim në facebook është se përballë tragjedish të tilla nuk ka përse të hyjë në referencë fqinjësia. Natyrisht, ta kesh më pranë tragjedinë të bën më të ndjeshëm sesa kur ajo ndodh, bie fjala në Afrikë apo Australi, pavarësisht se, virtyti e do që, tragjedinë ta vlerësosh njëlloj, kudo ku ajo ndodh. Por, kur "fqinjësia" përdoret si nocion përtej gjeografisë dhe këmbimeve normale mes popujve, termi prodhon një nonsens. Për këtë e shoh si të tepërt përfshirjen e fqinjësisë në empatinë normale njerëzore ndaj viktimave.
Nga ana tjetër, në një plan konceptual, unë e shoh si pa sens dembsurinë e shprehur në mënyrë kolektive ndaj një populli të tërë, gjë që bën pa dashur spostimin e çështjes, nga rrafshi human në një truall politik. Viktimat janë individuale dhe nuk mund ti përkasin nocioneve kolektive të konstruktuara me të cilat ne shenjojmë grupe njerëzish, siç është edhe koncepti "popull grek", "popull shqiptar" etj. Populli nuk ekziston si një njësi organike, ndaj nuk mund të thuash se ai po vuan një tragjedi ndaj së cilës duhet të solidarizohemi, si populli ndaj popullit.
Ky është qendrimi im dhe çdo përpjekje për të abuzuar duke e paraqitur atë si antigrek apo edhe më keq, si antihuman, është një abuzim bastardësh të motivuar politikisht. Politika e shantazhit që media të tilla i bëjnë çdo njeriu që nuk i shkon pas avazit pushtetit, vret klimën e debatit dhe lirinë e të shprehurit, duke i bërë të gjithë ata që kanë diçka për të thënë, të stepen dhe të tërhiqen në privatësinë e tyre.
Opinioni duhet të reagojë ndaj kësaj klime që po vret mendimin e lirë duke ia lënë në duar hapësirën e mendimit dhe reagimit militantëve që zbrazin mllefe e fyerje nga më patetiket, pa kuptuar fare se çfarë po sulmojnë, e madje edhe pa lexuar as shkrimin e atij që fyejnë. Nëse kjo klimë tolerohet, opinioni publik do të mbetet peng i psikopatëve, injorantëve dhe analfabetëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38