Flash News

KRYESORE

Mediat franceze: Florenci kishte refuzuar azilin, donte të kthehej në Shqipëri për Vitin e Ri

Mediat franceze: Florenci kishte refuzuar azilin, donte të kthehej në

Florenc Beqiraj ndërroi jetë në spitalin e Francës, ndërsa rethanat nuk janë ende të qarta. Ai ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.

 “Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?”, shkruan Laprovence.com.

Prindërit e Florencit janë shprehur se mjekët i hoqën të birit aparaturat që e mbanin në jetë pa autorizimin e tyre. E ëma e 23 vjeçarit është shprehur mes dhimbjes se të birin ia kanë vrarë pasi në trupin e tij kishte tel.

Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahen homazhet para Piramidës për Florencin, ndërkohë akoma nuk është zbardhur nëse bëhet fjalë vrasje apo vetëvrasje të 23-vjeçarit.

Të fundit