Flash News

KRYESORE

Mediat greke: Gomonia me 1.6 ton drogë ka lidhje me kushërinjtë e Tahirit. Arrestimi i bandës 'Habilaj' shtyu transportin

Mediat greke: Gomonia me 1.6 ton drogë ka lidhje me kushërinjtë e

Mediat greke shkruajnë se gomonia  kapur me 1.6 ton drogë ditë më parë,  lidhet me  kushërinjtë e Saimir Tahirit. Në pranga ranë 11 persona, mes tyre dhe 6 shqiptarë. 

“Kathimerini” shkruan se transportimi i ngarkesës nga Shqipëria për në Greqi do kryhej disa ditë më parë, por u shty për shkak të  arrestimit të anëtarëve të bandës "Habilaj", kryesuar nga Moisi Habilaj.

Media greke duke iu referuar hetimeve shkruan se anëtarët e rrjetit kriminal ishin alarmuar nga arrestimet (në tetor nga Guardia di Finanzia) të bandës së trafikut që transportoi 3.5 ton hashash nga Shqipëria për në Itali. Ndër të akuzuarit është edhe emri i një të afërmi të ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Të fundit