Flash News

KRYESORE

Mediat greke: Kacifas e parashikoi vdekjen një javë para se të ekzekutohej

Mediat greke: Kacifas e parashikoi vdekjen një javë para se të

Vrasja e Kostandin Kacifasit nga RENEA vijon të jetë të diskutohet në shtetin fqinj. Është gazeta “Espresso”, që pretendon se 35-vjeçari e kishte parashikuar vdekjen disa ditë më pare gjatë një bisede me një bashkëfshatar.

“Heroi e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e tij e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, minoritari krenar iu përgjigj: ‘Jo, nuk vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pa përfunduara pas 28 tetorit’”, shkruan media greke “Espresso”.

Kacifas u ekzekutua nga në fshatin Bularat, pasi qëlloi ndaj RENEA-s dhe refuzoi të dorëzohej. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta mes dy vendeve.

Të fundit