Flash News

KRYESORE

Mediat greke për këngëtaret shqiptare: Të paktë janë ata artistë që e pranojnë se janë nga Shqipëria

Mediat greke për këngëtaret shqiptare: Të paktë

Media greke "Athens Voice" ka publikuar një artikull të dedikuar për këngëtaret shqiptare Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

Artikulli hapet me titullin: “Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha: Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria”

“Le te jemi të sinqertë. Ne jetojmë në një vend ku, ndonëse kemi shumë njerëz me rrënjë shqiptare, shpesh ata trajtohen në atë mënyrë që ndjejnë nevojën për të fshehur prejardhjen e tyre. Nuk janë të paktë ata artistë që ndihen se janë në gjendje të thonë publikisht se janë nga Shqipëria,. vetëm nëse kanë arritur një sukses të madh që do t’i mbronte ata dështimi profesional për shkak të origjinës. A është ky absolutisht një fenomen grek? Natyrisht, ne nuk mund ta dimë këtë me siguri, por ajo që mund të themi 100% është se në vende si SHBA dhe Britania e Madhe, artistët  kanë arritur të bëjnë karriera të jashtëzakonshme dhe të bëhen disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore të botës, jo vetëm duke mos fshehur rrënjët e tyre shqiptare, por vazhdimisht duke folur për to me krenari. Në çdo rast ato flasin për origjinën e tyre dhe u japin dashurinë e tyre njerëzve me të cilët ndajnë të njëjtat rrënjë, ndërsa në të njëjtën kohë provojnë se nëse ka talent, nuk ka rëndësi nga ke ardhur dhe si je rritur."

Të fundit