Flash News

KRYESORE

Mediat hungareze mohojnë pretendimet se Eurovision 2020 është "shumë homoseksual"

Mediat hungareze mohojnë pretendimet se Eurovision 2020 është

Hungaria nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2020, në një nga festivalet më të rëndësishme evropiane që zhvillohet ne Roterdam vitin e ardhshëm ku do të shpallet dhe kënga më e bukur evropiane.  Sipas raporteve kjo ka qene për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve të LGBTQ, që shkon kundër pikëpamjeve konservatore të qeverisë së Viktor Orban.

Por Shërbimi Publikik i Medias Hungareze (MTVA),  organizatë kombëtare e transmetimit të shërbimit publik, mohon me ngulm pretendimet. Kompania i konsideron "të egra dhe të papranueshme" raportet e mediave duke thënë se "numri i madh i interpretuesve homoseksualë" luajti një rol në vendimin e Hungarisë.

"Këto deklaratë për mediat rreth orientimit seksual të një personi cënojnë dinjitetin e njeriut, etikën e gazetarisë dhe rregullin e ligjeve. Vendimi profesional është marrë dhe në vend që të marrë pjesë në Eurovizion 2020, talentet hungarez të muzikës pop dhe shfaqjet e tyre të vlefshme do të mbështëten direkt."

"Figurat publike që mbështesin qeverinë kanë shprehur më parë mendime negative për Eurovision dhe pjesëmarrësit e saj. András Bencsik, një gazetar dhe komentator i TV për stacionet pro-qeveritare, e quajti festivalin një "demonstrim të flotës homoseksuale", "një festival të pështirë, propagandistike të tjetërsimit të mishëruar nga Conchita Wursts."

Të fundit