Flash News

KRYESORE

Mediat italiane alarmojnë opinionin publik se do ketë sulm terrorist nga 2 shqiptarë, por bëjnë një gafë

Mediat italiane alarmojnë opinionin publik se do ketë sulm terrorist

Në Itali është publikuar një lajm se dy shqiptarë po përgatiten që të kryejnë një sulm terrorist të përgjakshëm.  Për këtë arsye, shërbimet sekrete, si edhe forcat e policisë kanë kaluar në gjendje gatishmërie dhe po kryejnë kontrolle të imtësisht.

Emrat të cilët u bënë publikë në media janë Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha. U raportua se ndaj tyre ka nisur një “gjueti” për t’i arrestuar, pasi po parashikonin një sulm si ai i teatrit “Bataclan”, në vitin 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Por ky lajm rezulton të jetë i rremë, me mediet italiane që kanë bërë një gafë. Kjo sepse Bujar Hysa ndodhet në burg në Shqipëri prej më shumë se 3 vitesh. Gjykata shqiptare e ka dënuar atë me 18 vite heqje lirie. Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri

Por italianët janë të paqartë edhe për Bardhyl Hoxhën. Për të kanë postuar edhe dy identitete të tjera, Battar Nabiyula dhe Maximilian Defilade, duke e bërë edhe më të komplikuar zbulimin e terroristit të dytë.

Të fundit