Flash News

KRYESORE

Mediat italiane e konsideruan çështje të mbyllur, Duka reagon për takimin me Edy Reja-n

Mediat italiane e konsideruan çështje të mbyllur, Duka reagon

Para pak ditësh u përfol se presidenti I FSHF-së, Armando Duka, ka udhëtuar drejt Italisë për të negociuar me trajnerin italian Alberto Zakeronin.

Por më pas, mediat italiane theksuan se ka shumë të ngjarë që Duka ta ketë hedhur vetë në treg si mundësi, për t’i bërë “presion” teknikut Edy Reja se kishte alternativa të tjera po aq serioze dhe në këtë mënyrë të ulte pretendimet financiare të trajnerit të ardhshëm kuqezi.

Pas gjithë këtyre aludimeve, media italiane “Kiss Kiss” e bëri fakt të kryer dhe çështje të mbyllur që Reja do të jetë pasardhësi i Panucc-it në krye të Kombëtares shqiptare.

Por, i kontaktuar nga “BalkanWeb” nëse këto zëra janë të vërtetë, Duka është shprehur shkurtimisht duke thënë se “Nuk është mbyllur asgjë”.

Në këtë pikë, mund të thuhet se ndoshta presidenti i FSHF-së dhe Reja janë ende në bisedim për kushtet e kontratës.

Të fundit