Flash News

KRYESORE

Mediat jashtë seancës, Klodiana Lala: Kishim bërë kërkesë zyrtare të ndiqnim procesin ndaj Tahirit

Mediat jashtë seancës, Klodiana Lala: Kishim bërë

Pavarësisht se gazetarët i ishin drejtuar në rrugë zyrtare Gjykatës së Apelit për të qenë në sallë në seancën që u zhvillua ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ata mbetën sot në dyert e institucionit.

Gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala ka deklaruar se të gjitha televizionet dhe shtypi i shkruar i kanë kërkuar zyrtarisht Gjykatës të ishin të pranishme në seancë, por kjo kërkesë nuk u miratua.

“Ka përplasje midis të drejtës për informim dhe të drejtës së qytetarit për proces të mbyllur”, tha Lala.

Sa i përket thirrjes së ambasadorit amerikan, Donald Lu, që shoqëria civile të ndiqte këtë proces, Lala tha se asnjë prej tyre nuk është paraqitur.

“Nuk pashë asnjë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndryshe nga sa mendohej se mund të ishte një seancë që do të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, unë nuk pashë asnjë prej tyre. Kishte interes vetëm nga media”, deklaroi Klodiana Lala.

Gazetarja vuri në dukje se në ambientet përpara Gjykatës u shfaqen për herë të parë, që pas tetorit të 2017-ës, mbështetës të ish-ministrit të Brendshëm, të cilët festuan heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Të fundit