Flash News

KRYESORE

Mediat maqedonase: Gruevski zbrazi llogaritë bankare para se të arratisej në Hungari

Mediat maqedonase: Gruevski zbrazi llogaritë bankare para se të

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sipas mediave maqedonase ka boshatisur llogaritë e tij ballkare  në kohën kur Gjykata e Apelit po shqyrtonte provat që e fajësonin ose jo ish-kryeministrin.

“Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të bllokojë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero,” shkruan “Nezavisen”.

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, i cili akuzohet për 10 vepra penale, ka kaluar përmes territorit të Shqipërisë drejt Hungarisë dhe është në kërkim ndërkombëtar nga policia.

http://politiko.al/zaev-nxjerr-nje-piste-te-re-gruevski-mund-te-jete-rrembyer/

Të fundit