Flash News

KRYESORE

Mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën: Me mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën: Me

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar për protestën e opozitës në Tiranë. Associated Press, Washington Post dhe Abc News shkruajnë për kërkesën e mijëra shqiptarëve për dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare janë duke zhvilluar një protestë kundër qeverisë që ata e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, raportojnë këto media.

Ndërkohë, protesta e opozitës vijon ende në kryeqytet dhe qytetarët kanë rrethuar disa herë godinën e Kryeministrisë, si një mesazh për largimin e Edi Ramës.

Të fundit