Flash News

KRYESORE

Mediat ndërkombëtare stacionohen te Parlamenti, gazetarët pajisen me kundragaz

Shumë media ndërkombëtare ndodhen aktualisht në Tiranë për të mbuluar nga afër protestën e opozitës dhe zhvillimet e tjera politike. Gazetarët te Parlamenti, aty ku pritet të fillojë sot protesta, raportojnë se bashkë me ta ndodhen edhe shumë kolegë të mediave të huaja.

Kamerat e ‘Reuters’, mediave gjermane dhe atyre italiane, përfshirë 'Rai', ndodhen te Parlamenti dhe në selinë e Partisë Demokratike.

Gazetarët e mediave të huaja, por edhe ata shqiptarë, janë pajisur me kundragaz për të shmangur dëmtimet në rast se Garda e Republikës përdor gaz lotsjellës për të shmangur sulmin ndaj godinave.

Protesta sot te Parlamentit, policia ‘blindon’ godinën me tela me gjemba; masa të ashpra edhe te Kryeministria e Piramida

Të fundit