Flash News

KRYESORE

Mediat në Kosovë: Vuçiç mohon masakrën e Reçakut, në takimin me Ramën kinse i dhimbshëm për shqiptarët

Mediat në Kosovë i kanë dhënë vëmendje takimit të radhës në Shqipëri, për mini-Shenbenin Ballkanik, ku marrin pjesë kryeministrit Edi Rama, presidenti Aleksandar Vuçiç, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të shoqëruar edhe nga ministrat shqiptarë, ata kanë parë nga afër gjendjen e krijuar në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe familjet e akomoduar në një hotel, pasi shumë prej tyre mbetën pa shtëpi.

Mediat në Kosovë nuk kanë lënë pa e komentuar reagimin e Vuçiç, disa javë pasi mohoi Masakrën e Reçakut. Vuçiq deklaroi se kjo masakër ishte e fabrikuar nga shefi i OSBE-së, William Walker.

“Vuçiq, në rolin e aktorit, bëhej kinse i dhimbeshin shqiptarët”, shkruan Indeksonline.

Të fundit