Flash News

KRYESORE

Mediat në Kosovë: Zbardhen emrat e qeverisë Hoti, LDK nxjerr nga ‘loja’ Vjosa Osmanin?

Mediat në Kosovë: Zbardhen emrat e qeverisë Hoti, LDK nxjerr nga

Pasi Gjykata Kushtetuese konfirmoi dekretin e Avdullah Hotit nga presidentit Hashim Thaçi, pritet të votohet qeveria e re e Kosovës.

Deri tani, LDK nuk e ka bërë ende publikë marrëveshjen me Listën Serbe, apo emrat e anëtarëve të kabinetit qeverisës.

Megjithatë, mediat në Kosovë shkruajnë se janë zbardhur emrat e mundshëm që do të përbëjnë kabinetin Hoti, pas shkarkimit të Albin Kurtit.

Konkretisht: Driton Selmanaj (Zëvendëskryeministër), Hykmete Bajrami (Ministre e Financave), Vlora Dumoshi, (Ministre e Kulturës), Agim Veliu (Ministër i Punëve të Brendshme), Arban Abrashi (Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit), Armend Zemaj (Ministër i Bujqësisë), Besian Mustafa (Ministër i Integrimeve Evropiane), Anton Quni (Ministër i Mbrojtjes).

Deri tani, vetëm AAK-ja i ka bërë publikë emrat për kabinetin Hoti. Besnik Tahiri është propozuar për postin e Zëvendëskryeministrit, Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme, Selim Selimi - Ministër i Drejtësisë, Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ramë Lika – Ministër i Arsimit. Ndërkaq, Nisma ka thënë se do t’i bëjë publikë emrat e ministrave, pasi të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses.

Bie në sy se në radhët e LDK, mungon Vjosa Osmani, e cila votoi kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Të fundit