Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mediat prestigjioze: Opozita lë mandatet nga korrupsioni dhe joefikasiteti i qeverisë
Vendimi i opozitës së bashkuar për të dorëzuar mandatet e deputetëve është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Me titullin “Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”, agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press pasqyron këtë zhvillim dramatik në politikën shqiptare.
Në artikull theksohet se opozita kërkon krijimin e një qeverie transitore për të organizuar Zgjedhje të Përgjithshme të parakohshme. Artikulli i Associated Press është botuar menjëherë nga prestigjiozja tjetër amerikane Fox News dhe New York Times.
“Partia e opozitës së qendrës së djathtë të Shqipërisë thotë se 41 ligjvënësit e saj planifikojnë të japin dorëheqjen nga parlamenti lidhur me korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të hënën se grupi parlamentar vendosi të dorëzojë mandatet e tyre. Basha kërkoi krijimin e një qeverie tranzicioni në vend derisa të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.
Anëtarët e partive më të vogla të opozitës mund të bashkohen me demokratët duke lënë parlamentin shqiptar të 140 vendeve, ku socialistët drejtues mbajnë 74 vende. Opozita planifikon të mblidhet jashtë parlamentit të enjten. Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë”, raporton AP.