Flash News

KRYESORE

Mediat prestigjoze: Ish-trajneri i Lushnjës dëshiron të drejtojë Kombëtaren e Argjentinës

Ish-kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1978, Mario Kempes , i cili ka drejtuar ekipin e Lushnjës nga dhjetori  i 1996 – shkurt të 1997 ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren e Argjentinës, pasi trajneri aktual, Horge Sampaoli është në dyshim pas eliminimit në fazën 1/8-ave nga Franca.

“Nuk është e lehtë të drejtosh një përfaqësuese sepse ke një popull që të ndjek nga pas, por unë do të dëshiroja ta merrja këtë përgjegjësi për Argjentinën”, është shprehur Kempes.

Deklarata e 63-vjeçarit ka gjetur pasqyrim të gjërë në media të rëndësishme botërore, si 'goal.com' dhe 'espn.com', të cilët shtojnë së kandidat për tu emëruar në krye të latinëve eshtë edhe Diego Armando Maradona.

Kempes erdhi në futbollin shqiptar, pas kërkesës së presidentit të klubit, Rrapush Xhaferri, i cili në atë kohë administronte firmat piramidale, ndërsa ka trajnuar edhe ekipe të tjera në Bolivi, Indonezi dhe një ekip amator në Itali në sezonin 2001/2002.

Deklarata e ish-trajnerit të Lushnjës bën bujë në Argjentinë: Sampaoli duhet të pijë ilaçe për t’u kthjelluar

Të fundit