Flash News

KRYESORE

Mediat raportojnë për të paktën 6 shqiptarë të vdekur nga zjarret në Greqi. Ministria e Jashtme: Autoritetet greke nuk e konfirmojnë

Mediat raportojnë për të paktën 6 shqiptarë të

Në mediat shqiptare po raportohet se disa shtetas nga Shqipëria kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Greqinë. Raportimet janë kontradiktore dhe numri i viktimave që dyshohet se janë shqiptarë luhatet nga tre deri në gjashtë, megjithatë, asnjëra prej shifrave nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se ka komunikimet me autoritetet greke nuk rezulton të jenë identifikuar viktima nga komunitetit shqiptar, ndërkohë që konfirmohet vetëm plagosja e një shqiptari që ndodhet i shtruar në spitalin Evanggelismos.

“Njoftojmë se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar, ndërsa në spitalin Evanggelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.

Zjarret në Greqi/ Ambasada në Athinë thirrje shqiptarëve: “Telefononi në këtë numër për çdo nevojë”. Meta letër për Pavlopoulos

Të fundit