Flash News

KRYESORE

Mediat raportuan se policia e mbylli Facebook-un e Kacifas, por profili i tij është ende aktiv

Në media u raportua se policia kishte vendosur të mbyllte profilin e Kostandinos Kacifas, 35-vjeçari grek që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës pasditen e së dielës.

Sipas mediave policia vendosi ta mbyllte Facebook-un e 35-vjeçarit pasi vlerësoi se po përdorej për nxitje të urrejtjes mes kombeve.

Por një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se profili në rrjetin social Facebook i Kostandinos Kacifas është ende aktiv.

Të fundit