Flash News

KRYESORE

Mediat rozë solidarizohen me këngëtaren, nuk pasqyrojnë përplasjen me armë në ish Bllok

Mbrëmjen e djeshme, në zonën e ish Bllokut ka pasur një përplasje me armë zjarri, ku ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha dhe janë plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, Fabjol Alushi, dhe Merviol Bilo. Mediat pasqyruan detaje duke thënë se Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe Bilo është kushëriri dhe truproja i saj. Gjithashtu, mendohet se një ngacmim ndaj Elvanës është bërë shkak për fillimin e sherrit.

Pavarësisht informacioneve të shumta që u publikuan, mediat rozë e kanë “mbrojtur” Elvana Gjatën dhe kanë zgjedhur të mos pasqyrojnë ngjarjen e bujshme ose të mos e përmendin emrin e këngëtares.

Të fundit