Flash News

KRYESORE

Mediat serbe: “Një plazh i tërë” vetëm për Hashim Thaçin, ku po i kalon pushimet presidenti kosovar

Mediat serbe: “Një plazh i tërë” vetëm për

Gazeta serbe “Blic”  shkruan se presidenti Hashim Thaçi po i kalon pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat superluksoz.

“Një plazh i tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta serbe “Blic”.

Media serbe shkruan se përderisa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.

Blic ka publikuar edhe pamjet ku, sipas tyre Hashim Thaçi është duke u relaksuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=159&v=DN6-zA6znjU

Presidenti Thaçi ka reaguar para pak minutash me një postim në  Facebook, duke përgënjeshtruar lajmin e medias serbe.

“Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund vreskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit.”-shkruan Thaçi.

Të fundit