Flash News

KRYESORE

Mediat serbe: Përfaqësues shqiptarë paralajmëruan Zaev në Tiranë, si u përgjigj kryeministri

Mediat serbe: Përfaqësues shqiptarë paralajmëruan Zaev

Mediat serbe kanë shkruar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i pranishëm prej dy ditësh në Tiranë bashkë me Vuçiç e Gjukanoviç, në sajë të mini-Shengenit Ballkanik është paralajmëruar nga një grup përfaqësuesish shqiptarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave serbe, Zaev u paralajmërua se protestat mund të zhvillohen edhe në vendin e tij.

“Një grup përfaqësuesish shqiptarë, me origjinë nga Maqedonia Veriore, organizuan një "pritje" për Zaev dhe e paralajmëruan atë se shqiptarët mund të organizonin protesta nëse nuk përmbusheshin kërkesat e tyre. Ata i kërkuan Zaev të lirojë, siç thanë ata, të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë në Maqedoninë veriore, duke i kujtuar kryeministrit maqedonas se ai kishte premtuar se do ta bënte këtë para se të vinte në pushtet. Ata i thanë Zaev se aksioni “Lagja e Trimave” në Kumanovë është një rast i motivuar politikisht dhe se vrasja e 5 të rinjve maqedonas pranë Liqenit të Smillkovës është një rast për shkak të të cilit shqiptarëve të pafajshëm mbahen në burg”, shkruan Tanjug.

Ndërkohë, sipas medias, ata u ndanë me pyetjen "a duhet të organizojmë protesta?", të cilës Zaev iu përgjigj "nuk ke pse, gjithçka do të jetë mirë".

Të fundit