Flash News

KRYESORE

“Mediat serioze nuk e morën seriozisht”, Mero Baze përpiqet të godasë Eni Vasilin, por harron 'Temën'

Gazetari Mero Baze e konsideron shpifje të rëndomtë listën e publikuar me emrat e disa gazetarëve shqiptarë, për të cilët pretendohej se paguheshin nga Greqia.

Në një shkrim të publikuar në gazetën Tema, që ai drejton, Baze shkruan: “Në rastin konkret, lista është manipulim i një sharlatani “patriot” shqiptar, që përdor teknologjinë e “Fake News” për të larë hesapet me ata që ka probleme. Dhe asnjë media serioze në Shqipëri, nuk e mori të mirëqënë.”

Qëllimi i shkrimit të Mero Bazes (ne nuk po e publikojmë të plotë pasi nuk përbën interes për publikun) ishte të godiste Eni Vasilin, drejtuesen e emisionit ‘Open’, për shkak të paraqitjes në studio me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por duke u përpjekur të godasë Vasilin, Baze ka goditur edhe gazetën që drejton.

Ndonëse thekson në shkrimin e sotëm se “asnjë media serioze në Shqipëri, nuk e mori të mirëqënë” listën greke, në gazetën Tema kjo listë është publikuar e plotë. Edhe pas shkrimit të Bazes, ky ‘fake news’ nuk është fshirë nga faqja e Temës.

Nëse bazohemi te standardet e Mero Bazes, gazeta Tema nuk përfshihet në këtë rast në mediat serioze të Shqipërisë.

Të fundit