Flash News

KRYESORE

Mediat spanjolle shkruajnë për mafien shqiptare: Shumica e anëtarëve kanë të kaluar ushtarake

Mediat spanjolle shkruajnë për mafien shqiptare: Shumica e

Radio spanjolle “Caracol” ka publikuar detaje nga raporti i Interpol për mafien shqiptare që vepron në Evropë dhe që janë të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Sipas këtij raporti, bëhet fjalë për një rrjet të madh të shqiptarëve, të cilët sjellin drogë nga Kolumbia në Evropë përmes Spanjës, që shërben si portë hyrëse në kontinentin e vjetër.

“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.

Të dhënat e tjera për këtë rrjet mafioz të shqiptarëve tregojnë se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë.

“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle.

Kjo media thotë gjithashtu se anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë: Julian Deblini dhe Dritan Gradica, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit po shkëmben informacion me autoritetet spanjolle, Interpolin dhe DEA-n amerikane.

Të fundit