Flash News

KRYESORE

Mediat: Trajneri Reja fton tre futbollistë të Partizanit në Kombëtare. Klubi nuk e konfirmon

Mediat: Trajneri Reja fton tre futbollistë të Partizanit në

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja duket se do t’i kushtojë më shumë vëmendje Kategorisë Superiore në krahasim me paraardhësit e tij, që preferonin futbollistet që luanin në kampionate të ndryshme europiane.

Sipas Super Sport, pjesë e listës për ndeshjet me Islandën dhe Moldavine do të jenë edhe tre futbollistë të Partizanit: portieri Alban Hoxha dhe mesfushorët Bruno Telushi dhe Lorenc Trashi.

Megjithatë, klubi i Partizanit nuk e ka konfirmuar ende lajmin, i cili nëse rezulton i vërtetë do të do të gëzonte mjaft tifozët e kuq javën e kaluar fituan titullin kampion pas 26-viteve.

Në listë, janë edhe Ivan Balliu i Metzit në Francë, Ergys Kaçe qe sot eshtë rikthyer te PAOK-u dhe Taulant Xhaka që dje fitoi Kupën e Zvicrës e Bazelin.

Të fundit