Flash News

KRYESORE

Mediu i irrituar me qëndrimin e opozitës ndaj komisionit të reformës zgjedhore: Nuk ka rëndësi vetëm se me kë ulesh në tryezë

Mediu i irrituar me qëndrimin e opozitës ndaj komisionit të

Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të jetë më serioze në qëndrimin e saj ndaj komisionit të reformës zgjedhore. Në emisionin ‘Ditari’ në A2 Mediu theksoi se

është detyrë e opozitës që të kuptojë se procesi duhet të mbarojë sa më parë, duke shtuar se nuk ka rëndësi se me kë ulesh në tryezë, por produkti përfundimtar.

 “Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Nuk është e rëndësishmja ulja në tryezë, por të kuptosh se çfarë do.

Unë nuk e kam kompleksin se me kë po ulem. Unë nuk e di çfarë kanë thënë Basha apo Kryemadhi. Unë them që urgjentisht, opozita shqiptare duhet të dalë me një produkt. Unë propozoj: Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. Nëse ka vullnet, “çështja kush je ti, kush jam unë”, nuk ka vlerë”, tha Mediu.

Të fundit