Flash News

KRYESORE

Mediu kërkesë kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të KQZ: Celulë e Partisë Socialiste

Mediu kërkesë kuvendit për shkarkimin e anëtarëve

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, me anë të një postimi në “Facebook” ka komentuar mungesën e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e djeshme për të shqyrtuar kërkesën e aleatëve të PD për zgjedhjet në 13 tetor.

Mediu e quan antikushtetues këtë fakt dhe kërkon që Kuvendi t’i shkarkojë ata nga detyra.

“Çdo gjë ka marrë fund, s’ka Kushtetutë, s’ka shtet, s’ka institucione, jetojmë në Republikë bananesh. Partia Socialiste me mospjesëmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet. Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni.

Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh dekretit të Presidentit në fuqi dhe s’kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën.

Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm. Kuvendi duhet të mblidhet menjëherë e të marrë masa. Duke mos u paraqitur, ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitikë dhe kanë marrë hapur krah politik, si celulë e Partisë Socialiste. Opozita ka përgjegjësinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët”, shkruan Mediu.

Të fundit