Flash News

KRYESORE

Mediu: Në politikë të gjithë kanë vlerë, si ata që kritikojnë dhe ata që janë në krahun tjetër

Mediu:  Në politikë të gjithë kanë vlerë, si ata

I ftuar në studion e News24, Fatmir Mediu ka folur gjerërisht mbi shit-blerjen masive të votave në këto zgjedhje, problematik që u ngrit edhe në raportin e OSBE-së.

Për sa i përket përplasjeve brenda PD në këto momente të vështira Mediu u shpreh se marrveshjet e momenteve të fundit patën një impakt negativ edhe në ndërtimin e listave të kandidatëve.

Fjala e Fatmir Mediut:

Raporti i OSBE-së e konstaton blerjen e votave. Ka qenë fenomen masiv, nëse ka 200  raste  të  zbuluara nga mediat nuk do  të thotë se  është  një rast  i mbyllur. Po ky nuk është  i vetmi problem, çështja është   se ku do të shkojë Shqipëria. Fushata e Ramës ishte e papërmbajtëshme, ishte vetëm për veten e tij.Nuk është i vetmi Rama  në historinë e  vendeve në zhvillim, që përpiqet të marrë një pushtet të tillë,problemi është blerja masive e  votës dhe pjesmarrja e  ulët në  zgjedhje. Kjo duhet të na bëjë të  shqetësohemi si klasë politike. PD është një vlerë kombëtare  jo vetëm në aspektin poltik por edhe në ndërtimin e shtetit. Shumë gjëra u kushtëzuan për një marrëveshje të shkurtër të gjitha u bënë në nxitim, të pamenduar  ose  të menduara  pak për momentin. Zgjedhja e kandidatëve nuk mund të bëhet në  aq pak kohë. Në politikë të gjithë kanë një vlerë, dhe ata që kritikojnë dhe ata që janë në krahun tjetër. Kishte shumë kandidatë që punuan fortë por nuk njiheshin nga publiku. Flamur Hoxha  luftoi me mish e me shpirt për të fituar vota, janë figura që nuk njihen po  luftuan. Këta njerëz duhet të njiheshin nga publiku.

Të fundit