Flash News

KRYESORE

Mediu: Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista të hapura në zgjedhje

Mediu: Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se forcës politike që ai drejton i intereson të dalë e vetme në zgjedhje me lista të hapura.

Por, sipas tij, parë nga aspekti opozitar nuk duhet që asnjë votë të shkojë dëm dhe se opozita duhet të gjejë rrugët elektorale më të favorshme për të larguar këtë qeveri absurde.

"Unë mendoj se këtu nuk është çështje preferenciale e disa partive, të paktën për Partinë Republikane, po ta bëjë analizë të thjeshtë Partisë Republikane i intereson të dalë e vetme me lista të hapur. Por po ta shohësh në planin opozitar, çdo lloj kostoje nga votat që nuk nxjerrin mandat, shkojnë në dëm të qytetarëve shqiptar dhe atyre që presin ndryshimin. Opozita duhet të gjejë rrugën e  bashkëpunimit dhe duhet që target-grupet duhet të marrin dhe votën e djathtë dhe votën e majtë dhe votën e qendrës.

Në bazë të këtyre qëllimeve programore politike, opozita duhet të gjejë rrugët elektorale më të favorshme për të larguar këtë qeveri absurde", deklaroi Mediu për Report tv.

Të fundit