Flash News

KRYESORE

Mediu: Rama kërkonte përplasje, shmangëm konfliktin për qytetarët

Mediu: Rama kërkonte përplasje, shmangëm konfliktin për

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mendon se 30 qershori ishte dita kur shqiptarët vendosën para përgjegjësisë politikën shqiptare. Ata nuk pranuan të shkonin në zgjedhje farsë të organizuara nga Edi Rama.

“Si opozitar nuk është momenti për të qenë euforik, por për të qenë të përgjegjshëm.”, tha ai në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos.

Mediu sqaroi se përse nuk e bllokoi opozita procesin, ashtu siç liderët e saj ishin shprehur më herët.

“Unë mendoj se bllokimi i procesit do të sillte konflikte që do të ishin në kurriz të qytetarëve. Nga kjo pikëpamje ishte më e vështirë kjo që ndodhi se sa të hynim në një përplasje. Edi Rama e ka kërkuar me insistim këtë përplasje për të justifikuar atë të keqe që ka krijuar vetë. Politika e Edi Ramës ka qenë dhe ngelet e keqja e tij të kthehet në të keqe të të gjithë Shqipërisë”, tha Mediu.

Të fundit