Flash News

KRYESORE

Mediu: Shqipëria në udhëkryq, me dhunë nuk u ulet koka shqiptarëve

Mediu: Shqipëria në udhëkryq, me dhunë nuk u ulet koka

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mendon se aktualisht Shqipëria është në udhëkryq dhe se kryeministri Edi Rama kërkon që mjerimin dhe degjenerimin e tij politik ta ktheje ne mjerim dhe shkatërrim të vendit dhe shqiptareve.

“Shqiptaret duan Europen, sigurine dhe lumturine. Rama u ka dhene vetem dhunen, korruspionin, drogen dhe krimin, largimin nga Shqiperia

Rama qendron jo me ne krye te Partise Socialiste, por te nje strukture politike qe ka mare peng vendin e kthyer në strukture kriminale qe vjedh votat dhe grabit vendin.

Nje strukture qe ka per aleate krimin e organizuar dhe ka per armik shqiptaret dhe opoziten.

Pergjimet e publikuara nga BILD, tregojne se ne cfare llumi eshte futur kjo qeveri. Turp banalitet, mardhenie me bandite e maskarenj qe dhunojne me urdher te Rames shqiptaret.” shkroi Mediu në profilin e tij ën Facebook.

Ai mendon se kryeministri përdor policinë, që e ka mbushur me banditë, trafikantë, që i shërben krimit qeveritar, e që nuk njeh ligj dhe kushtetutë.

“Arrestohen deputetë që denoncojnë krimin dhe kriminelet rrinë në zyrën e kryeministrit. Arrestimi i Bardh Spahise eshte turp dhe fundi I kesaj qeverie.

Shqiptaret nuk mund t’i ndalë Rama në rrugën e tyre për liri dhe Europë. Kush mendon se me dhune do i ul koken shqiptareve e ka fundin e shpejte dhe te turpshem. Kush I sherben ketij regjimi te korruptuar, ketij procesi farse elektoral eshte mjeran. Protesta e 21 Qershorit duhet te jete dita e shqiptareve mbi llumin qeveritar. Dita e njerezve te lire mbi diktaturen e Rames, diktaturen e krimit dhe korrupsionit”, mendon kreu i PR-së.

Të fundit