Flash News

KRYESORE

Mediu takim me qytetarët në Vlorë: “Republika e Re”, garantja e një të ardhme të sigurtë

Mediu takim me qytetarët në Vlorë: “Republika e Re”,

“Republika e Re me kryeministër Lulzim Bashën, do të jetë garantja e një të ardhme të sigurtë për familjet tuaja, si dhe për të çuar vendin tonë drejt familjes evropiane” kështu tha nga Vlora kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mediu u shpreh për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. “Politika jonë ekonomike, është politika juaj familjare, e të ardhmes tuaj, e kujdesit ndaj atyre që janë nevojë. Taksa e sheshtë 9%, më ulëta në rajon, do të sigurojë vende pune, fabrika, zhvillim në mbarë në Shqipërinë, do të bëhemi vendi më konkures në Ballkan. Deri më sot, për shkak të taksave të larta dhe të papunësisë, shqiptarët janë varfëruar dhe janë pasuruar në mënyrë korruptive vetëm njerëzit pranë Edi Ramës. Mbi 2.8 miliardë dollarë abuzime ka përcaktuar Kontrolli i Lartë i Shtetit”, u shpreh Mediu në fjalën e tij.

Gjithashtu ai u ndal edhe në fenomenin e shit-blerjes së votës, presion të cilit bashkia e Vorës i rezistoi në mënyrë heroike gjatë zgjedhjeve lokale të 2015.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Mediu u bëri thirrje edhe një herë përkrahësve dhe simpatizantëve të tij, që të gjitha votat duhet të shkojnë për nr.6 Partinë Demokratike dhe për kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha. 

 

Të fundit