Flash News

KRYESORE

Mediu takon Presidentin e Bundenstagut: Mbështetja për reformën zgjedhore, ndihmë e madhe për Shqipërinë

Mediu takon Presidentin e Bundenstagut: Mbështetja për reformën

Gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Berlin, në pritjen e shtruar nga Bundenstagu Gjerman, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u takua me Presidentin e Bundenstagut, Dr Ëolfgang Schäuble.

Gjatë takimit, Mediu falenderoj Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën Europiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE.

“Qëndrimi i Bundenstagut Gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorizitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, reformës zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë një ndihmë e madhe për Shqipërinë”, u shpreh Mediu.

Nga ana e tij, Schauble theksoj se Bundenstagu do ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat që ka bërë prezent.

Të fundit