Flash News

KRYESORE

Mediu: Vendimi i Metës shmang konfliktin, Rama antikushtetues dhe puçist

Mediu: Vendimi i Metës shmang konfliktin, Rama antikushtetues dhe

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Mediu shprehet se me vendimin e sotëm për çdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. Ai thekson se qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe puçist.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, me vendimin e sotëm për çdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. Si GQD i kemi kërkuar Presidentit të Republikës pikërisht këtë që bëri sot, si rruga e vetme kushtetuese.

Ai është autoriteti i vetëm që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimin të tij në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke çdekretuar dekretin e tij. Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohësisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe puçist. Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie, por me dekret Presidenti. Për sa kohë Presidenti ka çdekretuar zgjedhjet, KQZ duhet të ndalë funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe antikushtetues.

I vetmi institucion që mund të interpretojë vendimin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese që nuk egziston prej dy vjetësh e shkatërruar qëllimisht prej Ramës. Është koha për zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit